Zvogëlohet dukshëm numri i emigrantëve nga Kosova

Zyra për Migrim dhe Refugjatë ka parashikuar se këtë vit priten afro 300 mijë azilkërkues të vijnë në Gjermani. Autoritetet e migrimit, me seli në Nuremberg të Bavarisë, i kanë hedhur poshtë të dhënat për gjysmë milioni kërkesa të reja për azil në Gjermani, siç kishin sugjeruar zyrtarët e shteteve.

Lajme

04/04/2015 23:35

Mendoj se “e dhëna e shpallur prej 500 mijë, duket jorealiste”, tha shefi i kësaj zyreje, Manfred Schmidt, raporton agjencia DPA nga Nurembergu, transmeton albinfo.ch.

Sipas tij, shifra e lartë ishte e bazuar në rritjen e refugjatëve ilegalë nga Kosova, gjatë muajve janar dhe shkurt, por shtetet nuk e kishin marrë parasysh faktin se numri i njerëzve që arrijnë nga Kosova, tashmë ka rënë në mënyrë dramatike.