Zv/ndihmës sekretari i NATO-s: KFOR-i vazhdon historinë në Kosovë

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Diplomaci Publike, Tacan Ildem, ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të jetë i pranishëm në Kosovë. Ai gjatë një vizite në Beograd ka theksuar, se janë të gatshëm të vazhdojë të operojnë në gjithë territorin e Kosovës, transmeton lajmi.net. Ildem ka kërkuar që Serbia të vendos në rrugën…

Lajme

16/11/2017 11:05

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm për Diplomaci Publike, Tacan Ildem, ka thënë se KFOR-i do të vazhdojë të jetë i pranishëm në Kosovë.

Ai gjatë një vizite në Beograd ka theksuar, se janë të gatshëm të vazhdojë të operojnë në gjithë territorin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ildem ka kërkuar që Serbia të vendos në rrugën e tyre në NATO, mirëpo ka thënë, se respektojnë cdo vendim që merr, shkruan B92.

“Ky është vendimi sovran i vendit sovran, prandaj ne e respektojmë plotësisht politikën e neutralitetit ushtarak të Serbisë me respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë, mendojmë se mund të përparojmë dhe përmirësojmë marrëdhëniet tona të ngushta të partneritetit”, tha Ildem.

Ai tha se Ballkani Perëndimor është gjeografikisht dhe strategjikisht i rëndësishëm për NATO-n, sepse duan të shohin paqen dhe stabilitet, andaj stabiliteti i Ballkanit Perëndimor konsiderohet çështje e rëndësishme. /Lajmi.net/