Zv/Ndihmës Sekretari amerikan Yee, uron Thaçin për zgjedhjen president

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me zëvëndësndihmësin e Sekretarit amerikan të Shtetit për Evopën dhe Eurozinë, Hoyt Brian Yee, i cili e ka uruar për zgjedhjen në këtë pozitë.

Lajme

29/02/2016 19:48

Thaçi ka shkruar në facebook, se me Yee ka biseduar për nevojën e stabilitetit institucional dhe dialogun e brendshëm politike dhe atë me Serbinë.

Ja postimi i plotë i Thaçit:

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me zëvendësndihmësin e Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee, i cili më uroi për zgjedhjen president i vendit.

Së bashku biseduam për nevojën e stabilitetit institucional, dialogun e brendshëm politik dhe të jashtëm për normalizimin e raporteve me Serbinë, si dhe për thellimin e reformave në ekonomi dhe drejtësi.

Zotit Yee i konfirmova përmbylljen e themelimit të Gjykatës Speciale dhe shpreha zotimin tim se Kosova do të vazhdojë t’i thellojë raportet e shkëlqyera me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjithë partnerët perëndimorë për anëtarësimin në NATO, për liberalizimin e vizave dhe implementimin e plotë të agjendës europiane. HTH