Zv/ministri i Financave: Reforma fiskale mbron biznesin vendor

Hyzer Gashi, zëvendësministër i Financave në Ditë Mbas Dite në TV RROKUM ka thënë se buxheti i shtetit është ai i cili është dhe lenë pak hapësirë për të bërë ndonjë ndryshim të madh.

Lajme

10/05/2018 19:43

 

Ai ka thënë se Ministria e Financave ka presion të vazhdueshëm nga kërkesa te shumta, por ata po mundohen me i nda në ato kategori që kanë nevoja sikur janë kategoritë e shumta sociale.

Sipas tij, ata kane pritje dhe te hyra nga taksat e ndryshme.

“Të hyrat do të zvogëlohen nga doganat ngase marrëveshja me vendet evropiane është e atillë”, tha Gashi.

Gashi tha se janë duke bërë reforma të shumta fiskale, sikur janë ajo e të bërit biznës, por edhe në të hyrat nga TVSH.