Zv/ministri Gecaj nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me OJQ “KLGI”

Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi me përfaqësuesin e organizatës Jo-Qeveritare KLGI, Valmir Gashi për financimin e projektit “Forcimi i kapaciteteve për sektorët strategjik komunal”.

Lajme

18/04/2017 16:36

Projekti ka për qëllim fuqizimin e qeverisjes lokale, në rritjen e performances komunale për ushtrimin efektiv të funksioneve, kompetencave dhe detyrave në funksion të zbatimit të strategjisë për vetëqeverisje lokale 2016-2026.