Zvicra shteti më i lumtur në botë, Kosova e 65-ta

Shteti më i lumtur në botë për vitin 2015 është zgjedhur të jetë vendi i çokolladave, Zvicra. Në këtë listë është futur edhe Kosova e cila renditet në vendin e 65.

Bota

24/04/2015 19:09

Në bazë të një studimi botëror për përcaktimin e lumturisë së popujve në të gjitha shtetet e botës “World Happines Report 2015” të publikuar nga Rrjeti për Zhvillimin e Zgjedhjeve të Qëndrueshme (SDSN), del që Kosova është vendi i dytë më i lumtur në rajon, pas Kroacisë e cila renditet e 62-ta.

Pas Kosovës, ndër shtetet tjera të rajonit renditen: Mali i Zi (83), Serbi (87), Maqeodnia (93), Shqipëria (95) dhe Bosnja dhe Hercegovina (96), transmeton lajmi.net.

Menjëherë pas Zvicrës, shtetet me popullatë më të lumtur janë ato të rajonit të Skandinavisë. Në vendin e dytë renditet Islanda, të tretin Danimarka dhe në vendin e katër është Norvegjia.

Studimi është bërë duke marr parasysh ndryshimin e nivelit të lumturisë gjatë periudhës 2012 – 2014. (lajmi.net)

Klinoni këtu për ta par raportin e plotë http://81c27a5d9c3263e8ebcc-2da201d1ba4d5004cb235610c26ba057.r67.cf5.rackcdn.com/WHR15.pdf