Zvicra publikon listën, mungon një emër i madh (FOTO)

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviç, ka zbuluar listën me lojtarët e ftuar për ndeshjet ndërkombëtare të nëntorit.

Sport

04/11/2016 16:47

Zvicra më 13 nëntor luan ndaj Ishujve Faroe në Luzern në kuadër të grupit B kualifikueses për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

Për ndeshjen me Ishujt Faroe, Petkoviç ka ftuar 23 lojtarë, shkruan lajmi.net.

Në këtë listë mungon Xherdan Shaqiri, që ka pësuar lëndim në javën e kaluar në ndeshjen që Stoke mposhti Swansean.

Behrami, Xhemaili, Mehmedi, Xhaka dhe Tarashaj janë futbollistët shqiptarë të ftuar te Zvicra.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.