Zvicra përsëri e fortë për Islandën, mbanë hapin me Belgjikën

Zvicra ka mposhtur përsëri skuadrën e Islandës, kësaj  radhe me rezultatin 1:2.

Sport

15/10/2018 22:37

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me një dominim të lehtë të helvetikëve, shkruan lajmi.net.

Pjesa e dytë ishte më e pasur për shikuesit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 52’.

Ishin zviceranët që me anë të Haris Seferovic, i cili pranoi një pasim nga Xhaka, kaloi mysafirët në epërsi.

15 minuta më vonë, ishte Michael Lang, i cili dyfishoi epërsinë për Zvicrën dhe solli qetësi tek skuadra.

Islandezët nuk u dorëzuan dhe filluan të krijojnë disa raste. Konkretizimi erdhi tek në minutën e 81’ kur Finnobogasson ngushtoi epërsinë.

Me këtë rezultat përfundoi takimi. Zvicra tash grumbullon gjashtë pikë, aq sa ka edhe Belgjika. Islanda në anën tjetër mbetet pa pikë. /Lajmi.net/