Zvicra pati fat

Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld gëzohet që skuadra e tij e siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 pas fitores 2-1 ndaj Shqipërisë në Qemal Stafa të premten mbrëma. Por, strategu i mirënjohur gjerman ka pranuar se Zvicra ishte me fat që doli fituesi dhe lavdëroi portierin Diego Benaglio i cili bëri disa pritje vendimtare…

Sport

12/10/2013 09:37

Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld gëzohet që skuadra e tij e siguroi kualifikimin për në Kampionatin botëror 2014 pas fitores 2-1 ndaj Shqipërisë në Qemal Stafa të premten mbrëma.

Por, strategu i mirënjohur gjerman ka pranuar se Zvicra ishte me fat që doli fituesi dhe lavdëroi portierin Diego Benaglio i cili bëri disa pritje vendimtare gjatë pjesës së dytë për t’ia pamundësuar Shqipërisë shënimin e ndonjë goli tjetër përveç penalltisë së konkretizuar nga Hamdi Salihi.

“Jam i lumtur që kemi siguruar kualifikimin më herët pasi nuk do të kisha preferuar që ai të përcaktohej në ndeshjen e fundit kundër Sllovenisë. Më duhet ti bëjë ekipit tim një kompliment të madh pasi arriti të fitojë në një fushë të vështirë. Në disa raste kishim edhe fat por Benaglio bëri disa pritje të mira”, u shpreh Hitzfeld.