Zvicra ndërton tunelin më të gjatë në botë (Foto)

Ndërtimi i tunelit më të gjatë në botë – dhe më të thellë – tunel hekurudhor, në Zvicër, ka përfunduar.

Fun

27/08/2015 09:05

Tuneli, që do të hapet për publikun më 1 qershor 2016, do të transportojë pasagjerë nga Cyrihu për në Milan për vetëm 2 orë dhe 50 minuta, duke shkurtuar pothuajse një orë kohën aktuale të udhëtimit.

Puna në këtë projekt ambicioz filloi duke u financuar nga Zvicra me një çmim prej rreth 10 miliardë dollarë, 20 vite më parë, transmeton Lajmi.net.

Rreth 2,000 punëtorë ishin punësuar në këtë projekt për të hapur tunelin thellë nën sipërfaqen e tokës. Për shkak të terrenit të Alpeve, lidhja e qyteteve si Milano dhe Cyrih padyshim që është një gjë e mirë, sidomos kur trenat do të mund të udhëtojnë në një shpejtësi prej më shumë se 150 milje në orë.

Gërmimet bëheshin nga makineritë e prerjes që prisnin pothuajse 100 metra shkëmb çdo ditë. Ishte një proces i rrezikshëm, dhe tetë punëtorë vdiqën tragjikisht gjatë ndërtimit. (Lajmi.net)

2BAC55C300000578-0-image-a-22_1440588177061 2BAC55C700000578-0-image-a-18_1440588163307 2BAC55CB00000578-0-image-a-16_1440588084644 2BAC55CF00000578-0-image-a-13_1440588045585 2BAC55D700000578-0-image-a-30_1440588241304 2BAC55DB00000578-0-image-a-15_14405880594332BAC55BF00000578-0-image-a-20_1440588171840