Zvicra mund të ngritë padi ndaj Azem Sylës

Deputetit i Kosovës, Azem Syla së shpejti do të përballet me padi nga shteti i Zvicrës pas ai dyshohet se kishte abuzuar me sistemin pensional të Zvicrës.

Lajme

06/09/2014 16:15

Gjykata Administrative e Soloturnit kishte konstatuar se Azem Syla “kishte shfrytëzuar apo madje edhe abuzuar për vite me radhë sistemin e këtushëm social”. Rasti i tij është drejt përfundimit. “Procedura ka ecur mjaft shumë përpara. Hetimi penal për mashtrim do të përmbyllet në javët në vijim”, ka thënë një zëdhënëse lidhur e rastin, transmeton albinfo.ch

Në mars të vitit 2012, Prokuroria kishte hapur hetimet kundër Sylës, duke u mbështetur në një kallëzim penal të bërë nga fondi (arka) i kompensimeve e Solothurnit. Kallëzimi ka të bëjë me “shfrytëzimin e bërë padrejtësisht të të ardhurave suplementare në vlerë të 426 mijë frangave”. Lidhur me këtë konstatim, gjykata në fjalë kishte vërtetuar vendimin e mëparshëm për dëbimin nga Zvicra të Sylës.

Azem Syla ka ushtruar ankesë ndaj këtij vendimi, duke e shtyrë lëndën deri në Gjykatën Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë, shkruan solothurnerzeitung.ch. Por, pas vendimit negativ, ai në muajin maj të vitit 2012 ai ishte detyruar të braktiste Zvicrën.

Ish komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, në vitin 2010 qe zgjedhur deputet në Parlamentin e Kosovës, përkundër faktit se zyrtarisht ishte i regjistruar se jetonte në Biberist, Kantoni Solothurn i Zvicrës, shkruan gazeta, albinfo.ch.