Zvicra me pesë shqiptarë në Botëror

Zvicra do të përbëhet nga pesë futbollistë shqiptarë në Kampionatin botëror në Brazil. Selektori Ottmar Hitzfeld ka publikuar listën e të ftuarve ku mungon vetëm mesfushori Pajtim Kasami.

Sport

13/05/2014 12:46

Selektori i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Kampionatin botëror në Brazil.

Skuadra helvetike do të përfaqësohet nga pesë futbollistë shqiptarë, dhe i vetmi që mungon nga ana të zakonshmit, është mesfushori i Fulhamit, Pajtim Kasami.

Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli dhe Admir Mehmedi janë kontingjenti i futbollistëve shqiptarë, në ekipin e Zvicrës për garën më të rëndësishme të futbollit ndërkombëtar që do të mbahet në Brazil.

Zvicra do të luajë në Grupin E me Francën, Ekuadorin dhe Hondurasin.

Portierët: Diego Benaglio, Yann Sommer, Roman Bürki.

Mbrojtësit: Steve von Bergen, Johan Djourou, Michael Lang, Stephan Lichtsteiner, Ricardo Rodriguez, Fabian Schär, Philippe Senderos, Reto Ziegler.

Mesfushorët: Xherdan Shaqiri, Tranquillo Barnetta, Gökhan Inler, Valon Behrami, Blerim Xhemajli, Gelson Fernandes, Valentin Stocker, Granit Xhaka

Sulmuesit: Josip Drmic, Admir Mehmedi, Haris Seferovic, Mario Gavranovic.