Zvicra me pagën më të lartë minimale në botë

Zvicra, e njohur për standardin e lartë të jetës së shpejti mund të bëhet vendi me pagën më të lartë minimale në botë, në qoftë se avokatët e punës mund ta kalojnë kundërshtimin e ashpër që po i bëhet kësaj çështjeje nga komunitetit i biznesit.

Bota

19/04/2014 23:33

Më 18 maj ,votuesit zviceranë do të kenë rastin që me referendum popullor ta ngritin nivelin e rrogës minimale prej 22 franga në orë, ose 4.000 franga zvicerane në muaj.

Po që se miratohet, kjo masë do ti japë Zvicrës epitetin e shtetit me pagën më të lartë minimale në botë.

Nisma u propozua nga SBG, sindikata më e madhe tregtare e vendit, me mbështetjen e Partisë Socialiste Zvicerane.

Zvicra aktualisht nuk ka pagë minimale të shkruar me ligj, por tashmë e një kohë rreth 90 për qind e punëtorëve zviceranë e arrin pagën prej më shumë se 4.000 franga në muaj.

Përkrahësit e masës thonë se rritja e pagës minimale do ti stimulojë më shumë se 330.00 femra zvicerane të cilat luftojnë çdo ditë që të arrijnë një shumë të tillë në muaj.

(KosovaPress)