Zvicra ka frikë nga Kosova

Zvicra ka frikë se yjet e ekipit si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka mund të përcjellin shembullin e Albert Bunjakut duke iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës.

Sport

02/10/2014 13:55

Zviceranët frikësohen se mund t’i humbin disa prej futbollistëve kryesorë të ekipit, me prejardhje nga Kosova, të cilët mund të kthehen për të përfaqësuar vendlindjen e tyre.

“Blick” në versionin online ka publikuar një shkrim duke përmendur frikën e helvetikëve se yje si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka mund të përcjellin shembullin e Albert Bunjakut i cili hoqi dorë nga Zvicra dhe vendosi të përfaqësojë Kosovën.

Së bashku me Shaqirin e Xhakën në ekipin e Zvicrës është edhe një tjetër futbollist kosovar, Valon Behrami.