Zvicra, ekonomia më konkurruese në botë, Kosova askund

Ekonomia më konkurruese në botë mbetet edhe këtë vit ajo e Zvicrës, e ndjekur nga Singapori, SHBA, Finlanda dhe Gjermania, thotë . Kështu thotë raportit vjetor i konkurrencës globale të Forumit Ekonomik Botëror.

Bota

03/09/2014 19:11

Suksesi i ekonomisë zvicerane vjen për shkak të efikasitetit të saj, inovacionit dhe stabilitetin makroekonomik.

Zvicra ende përballet me vështirësi në gjetjen e punëtorëve të kualifikuar. Dhjetë vendet më konkurruese që mbeten lartë janë Japonia, Hong Kongu, Holanda, Britania e Madhe dhe Suedia.

Në rajonin e Ballkanit, Maqedonia figuron në pozitën e 63-të pas Bullgarisë, e cila është e 54-ta, përpara Mali i Zi, që është në vendin e 67-të, Sllovenia e 70-ta, Kroacia në pozicionin e 77-të, Greqia 81, Serbia 94 dhe Shqipëria në vendin e 97-të.

Raporti nuk ka të dhëna për Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën. Në vendin e fundit këtë vit mbetet ekonomia e Guinesë.

Raporti i vlerësimit është krijuar në bazë të renditjes së institucioneve, infrastrukturës, shëndetësisë dhe arsimit, madhësisë së tregut dhe mjedisit makroekonomik, transmeton albinfo.ch