Zvicra dhe Gjermania ‘luftojnë’ për Wawrinkan

Triumfi i Stanislas Wawrinkas në Australian Open pas fitores ndaj Rafael Nadalit të dielën ka shkaktuar një incident diplomatik. Të përditshmes zvicerane kanë akuzuar gazetat gjermane për ‘vjedhjen’ e Wawrinkas pasi 28-vjeçari fitoi Grand Slam titullin e tij të parë në karrierë në Melbourne. Sipas uebfaqes The Local, zviceranët janë të hidhëruar pasi tabloidi gjerman…

Sport

29/01/2014 19:59

Triumfi i Stanislas Wawrinkas në Australian Open pas fitores ndaj Rafael Nadalit të dielën ka shkaktuar një incident diplomatik.

Të përditshmes zvicerane kanë akuzuar gazetat gjermane për ‘vjedhjen’ e Wawrinkas pasi 28-vjeçari fitoi Grand Slam titullin e tij të parë në karrierë në Melbourne.

Sipas uebfaqes The Local, zviceranët janë të hidhëruar pasi tabloidi gjerman Bild Zeitung publikoi një fotografi të kampionit të ri të Australian Open me titullin ‘Sensacioni i tenisit gjerman’.

Bild përmendi taktin se Wawrinka mund të konsiderohet gjerman pasi ka shtetësi të dyfishtë, gjermane dhe zvicerane.

Mirëpo, përgjigja ka ardhur shpejt nga e përditshmja zvicerane Blick që ka raportuar se stërgjyshi i Wawrinkas, nëpërmjet të cilit ai e mori pasaportën gjermane, jetoi shumë shkurt në Gjermani para kalimit në  Çekosllovaki më 1946.

Ajo po ashtu shton se Wawrinka lindi në Lausanne, nuk flet gjermanisht dhe në ATP është i regjistruar si zviceran.