Zvicra, 15 milionë franga për krizën e urisë në Afrikë
Duke bërë këtë veprim, Zvicra i është përgjigjur apelit për ndihma që ka bërë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres
Bota
Si reaksion ndaj krizës aktuale të urisë në Afrikë, Zvicra u lë vendeve të prekura 15 milionë franga në dispozicion.
Siç bën të ditur Ministria e Punëve të Jashtme, Zvicra duke bërë këtë veprim i është përgjigjur apelit për ndihma që ka bërë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.
Paratë që do t`i dhurojë Zvicra janë pjesë e mjeteve që vendi ndan për ndihma emergjente.