Zvicerani la gjithçka për të jetuar në Kosovë (Video)

Emisioni “Fol Shqip Show” i cili zakonisht realizohet në Zvicër kësaj radhe ka qenë më ndryshe, një intervistë është realizuar në qytetin e bukur të Gjilanit me një zviceran i cili ka 14 vjet që jeton dhe vepron në Kosovë.

Fun

08/05/2017 15:31

Ai në emision tregoi se ideja për tu shpërngulur në Kosovë ka ardhur pas një aksidenti që ai ka pasur ku gati e ka humbur jetën, dhe kjo e ka shty atë të mendoj se çka të bëjë me jetën e tij.

“Mendova se ma mirë me ndihmu dikon se sa dikun me palu paret se një ditë kur të shkojë asgjë nuk marrë me veti”, tha zvicerani i cili deri tani gjuhën shqipe e kishte zotëruar mjaft mirë.

Ai tregoi se jeta në Kosovë po i duket shumë mirë, pasi siç tha njerëzit janë shumë mikpritës dhe se deri tash nuk ka pas asnjë problem./21Media