Zviceranët krijojnë zemrën e parë artificiale

Shkencëtarët zviceranë e zbuluan zemrën e parë të butë artificiale në botë. Zemra artificiale pothuajse përkryer imiton lëvizjet e zemrës njerëzore dhe të gjitha kontraktimet e saj.

Auto & Tek

15/07/2018 12:26

 

Shkencëtarët kanë bërë zemrën e tyre me shtypjen 3D duke përdorur edhe valvulat, shkruan albinfo.ch.

Zemra prej silikoni madje mund mban edhe pulsin. Megjithatë është edhe një problem i madh, zemra e silikonit mund të duroj 3,000 rrahje për shkak se materiali nuk mund të përballojë tendosjen. Kjo do të thotë që zemra mund të punojë për 30-45 minuta.

Por ky inovacion është thjesht një shenjë e potencialit të trupave artificialë për të shpëtuar jetën njerëzore në të ardhmen.