Zvicër, temperatura përvëluese deri në 40 gradë

Në disa pjesë të Zvicrës frankofone është aq nxehtë sa nuk mbahet mend. Temperaturat kanë shkuar deri në 39.7 gradë, raportojnë meteorologët.

Bota

07/07/2015 19:16

Në Gjenevë të martën pasdite është regjistruar 39.7 gradë, më e larta temperaturë e regjistruar ndonjëherë në Alpet e veriutm shkruan albinfo.ch.

Meteorologët nuk përjashtojnë që temperaturat mund të rriten edhe pak. Rekordi i mëparshëm në Gjenevë ishte ai i datës 28 korrik 1921, kur ishte regjistruar 38.9 gradë, siç kanë njoftuar meteorologët nga MeteoSwiss.

Edhe në Zvicrën perëndimore janë regjistruar temperatura të larta që nuk janë raportuar ndonjëherë. Në Changins VD është matur 38 gradë, rekord i ri është edhe për Neuchâtel-in me 37,8 gradë, aq nxehtë si kurrë më parë.