Zvicër: Shoferi i ri nga Kosova aksidentohet me ‘BMW M6’

Aksidenti ndodhi të dielën, menjëherë pas orës 17:30 në autostradën A1 në Lenzburg. Me një BMW M6, 19-vjeçari nga Kosova ishte në autostradë, rrugës për në Cyrih.

Bota

30/05/2016 23:47

Duke përshpejtuar rrugës e sipër, ai humb kontrollin mbi veturën e tij të shpejtë 500 hp, duke u përplasur në mbrojtëset e rrugës, bën të ditur policia e Kantonit Aargau.

19-vjeçari shpëtoi pa lëndime, ndërsa BMW e tij kishte pësuar dëmtime të mëdha. Përveç kësaj, pengesa në rrugë ishte dëmtuar.

Policia kantonale ia ka marrë patentë shoferin 19-vjeçarit.

Natën e së dielës një aksident i ngjashëm kishte ndodhur në A1 në Würenlos. Gjithashtu, një shofer i ri ishte përfshirë në një aksident me një veturë sportive.