Zvarritet diskutimi i Speciales në Kuvend (Video)

Amendamentet për krijimin e Gjykatës Speciale nuk do të jenë në rend dite në seancën e 21 majit në Kuvendit të Kosovës.

Lajme

19/05/2015 13:04

Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, të mbajtur të martën, u tha se këto amendamente ende nuk janë gati për t’u proceduar në Kuvend.

Kryesia e kuvendit_10

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, përsëriti se është e nevojshme që për këtë çështje të ketë një konsensus politik.

Ndërsa, pyetjeve të gazetarëve se “çfarë po ndodhë më këtë proces dhe përse nuk ka transparencë”, ai u përgjigj duke iu kërkuar atyre që të mos shqetësohen lidhur me këtë çështje.

“Shpresoj se nuk jeni shumë e shqetësuar se procesi është duke lëvizur, ajo çka është ma kryesore se do të kemi një partneritet me miqtë tanë ndërkombëtar edhe është shumë më rëndësi me pas koncensues të plotë nacional”, tha Veseli.

Kryesia e kuvendit_7

Kurse shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se amendamentet janë duke iu nënshtruar proceduarave, dhe në kohën kur të jenë gati, do të jenë në Kuvend.

Ai po ashtu tha se askush nuk duhet frikësuar nga dyshimet më të cilat do të merret Gjykata Speciale.

Kryesia e kuvendit_8

Edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, vonimin për amendamentet  e kësaj Gjykate i lidhi më çështje procedurale.

Kryesia e kuvendit_5

Kurse i pari i ligjvënësve të VV-së, Glauk Konjufca, tha se vonesa e këtyre amendamenteve po bëhet pasi  po tentohet të bëhet pazar me formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Ai përsëriti se subjekti i tij nuk do ta votojë këtë gjykatë.

Kryesia e kuvendit_3

Kurse Donika Kadaj Bujupi, shefe e grupit parlamentar të AAK-së, tha se në mbledhjen e kryesisë nuk është diskutuar për çështjen e Gjykatës Speciale, dhe se nuk do të jetë në rend dite në seancën e 21 majit.

YouTube player