Zv.shefi i EULEX-it: Dekretimi i prokurorëve e gjyqtarëve serbë ditë historike për Kosovën

Zv.shefi i EULEX-it: Dekretimi i prokurorëve e gjyqtarëve serb ditë historike për Kosovën.

Lajme

24/10/2017 13:17

Zëvendës-shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Thran, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Kolegjit ISPE, me temën “Roli i EULEX-it në zbatimin e sundimit të ligjit”.

Thran tha se dekretimi i prokurove e gjyqtarëve serb që do të shërbejnë në veri është ditë historike për Kosovë, raporton Ekonomia Online.

“Sot presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka dekreto gjyqtarët dhe prokurorët që vijnë nga pjesa veriore dhe kjo është një ditë historike. Ne jemi shumë krenar të shohim atë çka ka ndodhur, por çka mbetet këtu është që ne me e pa se si po zbatohet kjo marrëveshje”.

Sipas tij, sistem i plotë funksional nënkupton që të gjithë këta kanë me i zbatuar ligjet e Kosovës dhe kanë me funksionuar sipas sistemin ligjor të Kosovës. Ai tha se EULEX do të monitoroj punë e tyre.

“Gjithashtu ne kemi ende punë në këtë proces  puna jonë është me e monitorua mënyrën se si po funksionojnë këta sepse këto raste në veti janë trajtuar nga gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it dhe tani këta kanë me këshilluar në mënyrë në qift punën e tyre”.