Zurich e turpëron Luzernin

Zurich ka shënuar fitore të thellë ndaj Luzernit.

Sport

04/11/2018 17:59

Zurichu i Benjamin Kollollit, Hekuran Kryeziut dhe Toni Domgjonit, ka fituar 2 me 5 ndaj Luzernit të Idriz Vocas.

Domgjoni e hapi llogarinë në minutën e 5’ për skuadrën zvicerane, ndërsa Kololli (70’) e shënoi golin e tretë, raporton “lajmi.net”.

Voca luajti për 90’ minuta, por skuadra e tij nuk arriti t’i bëjë ballë sulmit të furishëm të Zurichut.

Pas javës së 13-të, Zurichu është në vendin e tretë me 20 pikë, ndërsa Luzerni në të 7-in me 15 sosh. /Lajmi.net/