Zuckerberg: Inteligjenca artificiale do ta ndryshojë jetën tonë

Themeluesi i rrjetit social Facebook ka folur për ambiciet e tij rreth planeve për IA dhe realitet virtual – teknologji këto të cilat ai parashikon se do të jenë ‘më të përsosura’ se njerëzit'.

Auto & Tek

01/07/2015 14:58

Mark Zuckerberg ka folur për atë se si inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e realitetit virtual që janë duke u zhvilluar në Facebook do ta ndryshojnë botën.

Në një seancë me pyetje-përgjigje në Facebook, themeluesi dhe CEO i Facebook shkroi arsyen pse kompania e tij është duke zhvilluar vegla të inteligjencës artificiale të fokusuara në fusha të tilla si njohja e zërit dhe fytyrës.

“Ne jemi duke punuar në inteligjencë artificiale për shkak që ne besojmë se këto shërbime inteligjente do të jenë shumë të dobishme për t’u përdorur,” tha ai, transmeton Lajmi.net.

Inteligjenca artificiale do të mund të ju njoftonte juve kur dikush bën një fotografi me juve në të apo do ta bënte më të lehtë për njerëzit që t’i gjejnë fotografitë dhe postimet që lidhen me interesat e tyre, tha ai.

“Në mënyrë të njëjtë, nëse ne do të mund të ndërtonim kompjuter i cili do të mund të kuptonte çfarë shihet në një imazh dhe më pas t’i tregonte një personi të verbër i cili nuk mund ta sheh atë imazh, do të ishte një gjë me të vërtetë e mrekullueshme,” shkroi ai.

Facebook ka nisur projekte të ndryshme të inteligjencës artificiale për të përmirësuar shërbimet në rrjetin social të cilin ai e ofron. Kompania tani ka themeluar disa laboratorë IA për të krijuar çdo gjë, që nga përkthimi i zërit e deri tek njohja e imazheve, transmeton Lajmi.net.

“Në mënyrë që ta bëjmë këtë të përsosur, qëllimi ynë është që të ndërtojmë sisteme IA të cilat janë më të përsosura se njerëzit dhe shqisat tona kryesore: të pamurit, të dëgjuarit etj.,” tha ai.