Zuckerberg: Facebook është në betejë me Rusinë

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerber ka deklaruar para senatorëve amerikanë se kompania e tij është në një betejë konstante me operatorët rusë të cilët kanë për qëllim eksploatimin e këtij rrjeti social.

Bota

10/04/2018 23:35

“Kjo është një garë. Ata po vazhdojnë të bëhen më të mirë” ka deklaruar ai gjatë dëshmisë së tij në Senatin Amerikan.

Ai gjithashtu ka treguar se Robert Mueller, këshilltari special i cili është duke hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e 2016-ës, ka intervistuar stafin e Facebook.

Zuckerberg ka bërë të ditur se kompania është duke zhvilluar mekanizma të rinj për të identifikuar llogaritë false në Facebook.

Zuckerberk, është duke dhënë dëshminë e tij para Komitetit të Senatit Amerikan në lidhje me skandalin e përdorimin të të dhënave private të përdoruesve të Facebook nga Cambridge Analytica.