Zuckerberg: Askush nuk duhet të pranojë që një grup i ekstremistëve ti heshtë zërat dhe mendimet ndryshe

Facebook ka qenë gjithmonë një vend ku njerëzit nga e gjithë Bota ndajnë pikëpamjet dhe idetë e tyre. Ne i përcjellim dhe respektojmë ligjet në çdo shtet, por ne kurrë nuk lejojmë që një shtet apo grup i njerzve të diktojnë se çka mund apo duhet njerëzit të shpërndajnë anembanë botës.

Auto & Tek

09/01/2015 08:54

Lëvizjes në solidarizim dhe përkrahje të viktimave të sulmit në Paris #JeSuisCharlie e cila tanimë ka marrur përmasa globale, sot i është bashkuar dhe Mark Zuckerberg, në një postim në llogarinë e tij në Facebook ai tha:

“Para disa viteve, një ekstremist në Pakistan ‘luftoi’ me kërkesën për të më dënuar me vdekje për arsyen se sipas tij Facebook refuzoi të ndalojë përmbajtjen për profetin Muhamed, përmbajtje kjo nga e cila ai ishte ofenduar.

Ne e ngritëm zërin për këtë, sepse zërat e ndryshëm – edhe nëse ndonjëherë janë ofenduese – e bëjnë botën një vend më të të mirë dhe më interesant.

Facebook ka qenë gjithmonë një vend ku njerëzit nga e gjithë Bota ndajnë pikëpamjet dhe idetë e tyre. Ne i përcjellim dhe respektojmë ligjet në çdo shtet, por ne kurrë nuk lejojmë që një shtet apo grup i njerzve të diktojnë se çka mund apo duhet njerëzit të shpërndajnë anembanë botës.

PO, përderisa reflektoj në sulmin e 7 janarit dhe në përvojën time me ekstremizmin, kjo është diçka që askush nuk duhet ta pranojë – një grup i ekstremistëve që mundohet ti heshtë zërat dhe mendimet e çdokuj në botë.

Nuk do të lejoj që kjo të ndodhë në Facebook. Jam i përkushtuar në ndërtimin e një shërbimi ku çdokush mund të flasë lirshëm duke mos u frikësuar nga dhuna.

Mendja ime është tek viktimat, familjet e tyre, popullin francez dhe të gjithë njerëzit anembanë botës të cilët zgjedhin ti shprehin pikëpamjet dhe idetë e tyre, edhe kur kjo kërkon shumë kurajo.” (lajmi.net)