Zubizarreta ofron dorëheqje

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra, por ajo nuk është pranuar nga bordi i klubit, ka njoftuar Catalunya Radio. Ish portieri i famshëm i gjigantit katalan ofroi largimin e tij nga detyra pas dënimit të FIFA-së që e pamundëson Barcelonën të bëjë shitblerje të futbollistëve në dy afatet…

Sport

04/04/2014 14:12

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra, por ajo nuk është pranuar nga bordi i klubit, ka njoftuar Catalunya Radio.

Ish portieri i famshëm i gjigantit katalan ofroi largimin e tij nga detyra pas dënimit të FIFA-së që e pamundëson Barcelonën të bëjë shitblerje të futbollistëve në dy afatet e ardhshme kalimtare për shkeljen e rregullave në transferimin dhe regjistrimin e disa futbollistëve të grupmoshës U-18.

Zubizarreta u ndje fajtor për atë që ndodhi dhe ofroi dorëheqje të mërkurën.

Mirëpo, ajo është refuzuar nga presidenti Josep Maria Bartomeu dhe nënkryetari Josep Maria Mestre, që dhanë mbështetjen e tyre të plotë për përgjegjësin e përforcimeve të reja në klub.