Zubizarreta fajëson fushën dhe orarin e lojës për barazimin ndaj Getafes

Drejtori i futbollit të Barcelonës, Andoni Zubizarreta ka fajësuar orarin e ndeshjes dhe fushën për barazimin me skuadrën e Getafes.

Sport

14/12/2014 09:51

Zubizarreta ka fajësuar fushën katastrofale të Getafes, duke ia bashkangjitur asaj edhe orarin e papërshtatshëm në të cilën u zhvillua kjo përballje.

“Ne kishim vështirë që të adaptohemi në orarin e orës 16:00. Gjithashtu, kishim vështirësi që të adaptohemi edhe në kushtet e fushës, e cila ishte shumë e shpejtë”, tha Zubizarreta.

“Ne nuk kishim mundësi që ta qarkullonim topin në mënyrë të qetë. Kishim raste të mira, por nuk arritëm të shënonim”.

“Getafe bëri një punë të mirë duke mos na lejuar neve shumë hapësira. Sidoqoftë, këto gjëra ndodhin në La Liga”, përfundoi Zubizarreta.