ZTE shet Nubia Z17 mini për më pak se një minut

Pas një kampanje të shkurtë promovuese, ZTE javën e kaluar ka sjellur nubia Z17 mini. Pajisja e mbështetur nga Cristiano Ronaldo ka dalur në shitje ditën e djeshme, dhe ka arritur të shitet plotësisht në vetëm 56 sekonda.

Auto & Tek

15/04/2017 21:28

Të gjitha njësitë në rezervat e kompanisë janë shitur për më pak se një minut. Edhepse ZTE nuk ka konfirmuar se sa pajisje Z17 janë shitur gjatë kësaj kohë, raportet nga Kina pohojnë se të hyrat totale nga këto shitje tejkalojnë shifrën prej 100 milionë huan.

Kjo do të thotë se së paku 50,000 njësi janë porositur për vetëm 56 sekonda. Telefoni ende nuk është i gatshëm për shitje në tregjet tjera, mirëpo do të kalojë kufirin kinez së shpejti.