ZTE lançon Blade V7 dhe V7 Lite (FOTO)

ZTE ka prezantuar dy smartfonë të rinj në Kongresin Botëror Mobile, Blade V7 dhe Blade V7 Lite. Diferenca mes këtyre dy telefonave sa i përket karakteristikave dhe specifikimeve janë minimale.

Auto & Tek

25/02/2016 00:11

Në Blade V7 ju do të gjeni një ekran 5.2-inç, ndërsa V7 Lite ka një ekran pak më e vogël 5-inç. Të dy telefonat do të lançohen me sistem Android 6.0 Marshmallow, dhe do të vijnë të pajisur me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme.

Proçesorët në të dy telefonat do të jenë pak të ndryshëm, Blade V7 vjen me një CPU MT6753 octa-core 1.3GHz, ndërsa V7 Lite do të ketë një procesor quad-core MTK6735P. Në Lite do të keni një kamer 8 megapiksel si para ashtu edhe në pjesën e pasme të telefonit, ndërsa Blade V7 ka një kamer 13 megapiksel në pjesën e pasme dhe 5 megapiksel në pjesën e përparme.

ZTE nuk ka zbuluar ende çmimet ose kur do të jenë në dispozicion./lajmi.net

review-zte-blade-v7-v7-lite-wovow.org-03

ZTE-Blade-V7-840x480 gsmarena_011