Zotimi i Qeverisë së Kosovës për fundin e vajit të palmës

Shoqata e Qumështarëve të Kosovës më shumë se 10 vjet kërkojnë që qeveria me legjislacion t’i ndal produktet që kanë deklaracionë të rrejshëm, të ndahen produktet nëpër rafte dhe vaji i palmës të mos jetë prezent në produkte të qumështit.

Lajme

12/10/2017 18:12

Një takim që ka pasur në mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limajt dhe Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, zotimet janë se vaji i palmës mund të marr fund si produkt që është përdorur shumë në industrinë e përpunimit të produkteve të qumështit.

Kryetari i Shoqatës së Qumështarëve të Kosovës, Ramadan Memaj, ka pasur sot një takim me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj, dhe i kanë adresuar problemet që po ballafaqohen qumështarët.

Takimi ka zgjatur afër dy orë në qeveri, ku sipas Memajt zëvendëskryeministri është zotuar se do të punojnë ngushtë për ta zgjidhur problemin.

Memaj ka thënë për lajmi.net pas takimit se nga Limaj kanë marr zotim se do të nisin shqyrtimin e problemeve një nga një dhe pastaj zgjedhjen e problemit.

“Zëvendëskryeministri na premtojë se që nga tani do të fillon me shqyrtimin e një nga një të gjitha kërkesave, sidomos ato që kanë të bëjnë me vajin e palmës. Për vajën e palmës na tha se do ta analizojë në mënyrë të detajuar dhe do të diskuton me institucionet tjera, dhe do ta shoh infrastrukturën ligjore, ndoshta duhet ta kuptojmë sepse nuk e ka përgjigjen sot për sot, por duket se ka një vullnet tjetër në krahasim me atë që jemi mësuar deri sot. Zotimet janë se do të jenë me ne 24 orë, nëse ka nevojë çdo herë derën do ta kemi qel, dhe ka kërkuar që t’i ndajmë prioritetet sepse nuk ka mundësi të gjitha të zgjidhen përnjëherë”, ka thënë Memaj për lajmi.net.

Memaj ka thënë se i kanë treguar në detaje Limajt për kërkesat e tyre, e që kanë marr zotime se më nuk do të hyjnë produktet pa kontroll dhe nuk do të ketë më shitje të produkteve nën koston e prodhimit.

“Ne i treguam se si është gjendja momentale në treg, sa janë importet, sa janë prodhimet që po qarkullojnë, mënyrën se si po shiten, importi i prodhimit të vajit të palmës, si po shiten prodhimet nëpër rrjetet e markteve, që nuk ka ndarje, nuk ka deklaracionë, që prodhimet e qumështit të përziera me vaj palme shiten nën koston normale që mund ta ketë një produkt, dhe që po dëmtohen fermerët. Zotimi i Limajt ka qenë se do të nis pikërisht nga kjo, se nuk do të ketë më hyrje të produkteve pa kontroll, në Kosovë nuk do të hyjnë më produkte nën koston e prodhimit. Nuk kemi caktuar datë për takimin e radhës dhe do të na ftojnë vazhdimisht, por edhe nëse ne kemi diçka tjetër nuk kemi nevojë për protokolle”, ka thënë Memaj.

Vaji i palmës është produkt i lirë në treg dhe që përzihet në produkte të qumështit, duke i dëmtuar fermerët që prodhojnë produkte 100 për qind qumësht.

Memaj thotë se kanë kërkuar që të mos lejohet shitja e produkteve të përziera me vaj palme, për qumësht.

“Dallimi është se një kilogram djathë që përmban 90 për qind vaj palme shitet 90 cent apo 1 euro, dhe në deklaracion i shkruan djathë dhe po ashtu shitet në raftet ku janë produktet e qumështit. Ndërsa një kilogram djathë 100 për qind qumësht kushton 5 euro, sepse duhet deri në 5 litra qumësht. Kjo i detyron fermerët t’i mbyllin fermat dhe të mbesin papunë”, ka thënë Memaj për lajmi.net.

Sipas Memajt, problemi tjetër është që në deklaracion mashtrohen konsumatorët.

“Në deklaracion i shkruan djathë, në fakt s’është djathë por vaj palme e shumë sasi e vogël qumështi”.

Për përdorimin e tepër në produkte të vajit të palmës kishte shfaqur shqetësim edhe Institutin e Shëndetit Publik i Kosovës.

Doktoresha Antigona Ukëhaxhaj nga Institutin Kombëtar për Shëndetin Publik të Kosovës kishte deklaruar se përgjatë vitit 2016 “Fatkeqësisht Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit ka pru vetëm dy mostra për analizë së qumështit dhe kurrë nuk kanë kërkuar ndarjen e yndyrave nga ato bimore dhe shtazore”.

Kjo deklaratë aspak nuk e kishte shqetësuar Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Vaji i palmës mund të shkaktojë kancer dhe shkatërron ADN-në. Këtë konstatim e ka dhënë Autoriteti Europian për Sigurinë Ushqimore (EFSA).

Ndrësa sipas të dhënave të Doganave të Kosovës në vitin 2016 në Kosovë kanë hyrë hiq më pak se 1 milion e 859 mijë e 554.96 kilogram vaj të palmës./Lajmi.net/