Zorniger shkarkohet nga Stuttgart

Alexander Zorniger është shkarkuar nga posti i trajnerit të skuadrës gjermane, Stuttgart.

Sport

26/11/2015 14:23

Vfb Stuttgart ka shkarkuar trajnerin gjerman, Alexander Zorniger.

Ky i fundit kishte marrë drejtimin e skuadrës gjatë verës së kaluar.

Mirëpo, skuadra është në telashe të mëdha, përkatësisht në pozitën e 16-të të renditjes tabelore të Bundesligës.

Përkohësisht vendin e trajnerit të parë do ta zërë trajneri i U21, Jurgen Krammy, kurse si alternativë për trajner të ri mendohet holandezi, Jos Luhukay.