“Zori” sërish bashkon yjet, ja cilët këngëtarë do të luajnë

Filmi “Zori” do të vijë me pjesën e dytë. Projekti i parë i realizuar nga producentët Naser Gashi e Ilir Balija, sërish do të bëjë bashkë emra nga estrada shqiptare.

ShowBiz

17/04/2016 20:53

Lajmi.net mëson se xhirimet e para do të fillojnë nesër. Emrat e rinj që do të luajnë në këtë pjesë, janë: Bleona Qerreti, Ermal Mamaqi, Naser Rafuna dhe të tjerë, raporton lajmi.net

Ndërkaq, këngëtarët që kanë marrë pjesë në filmin e parë e që do të dalin sërish në skenë, janë Meda, Noizy e Gold AG. Po ashtu njëri nga aktorët do të jetë edhe vetë producenti Naser Gashi.

Në pjesën e parë të “Zori-t”, patën luajtur edhe artistët Sunaj Raça, Çun Lajqi, Enver Idrizi, Kenan Gërgurovci dhe këngëtarët Labinot Tahiri, Zajmina Vasjari, Shkurte Gashi etj. Poashtu në film kanë marrë pjesë edhe valltarja e njohur Kallashi dhe Kobra City.

Regjisor i filmit në pjesën e parë ka qenë Esat Fejza. /lajmi.net