“Zor boll, për 1.3 kilometra në Merdare, deri tash 7 orë e 30 minuta”

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se në Merdar, pritjet e gjata janë nga 3 deri në 5 orë.

Lajme

28/07/2018 16:11

Ndërkaq, për sa i përket daljeve nga Kosova, pritjet janë edhe më të gjata.

Nga 5 orë deri në 5 orë e 50 minuta duhen për të dalë nga Kosova.

Por, një mërgimtarë ka thënë se pritjet janë edhe më të gjata, shkruan lajmi.net. Ai ka postuar një fotografi në rrjetin social facebook, ku ka thënë se pritjet janë mbi 7 orë.

“Zor boll, për 1.3 kilometra në Merdare,deri tash 7 orë e 30 minuta, hmm dhe duhet me prit hala. Këtu dihet se sa kemi peshe si shtet”, ka shkruar ky mërgimtarë në fb, teksa e ka publikuar edhe një fotografi. /Lajmi.net/