‘Zoolander 2’ prezantohet me trailerin e parë (Video)

Ben Stiller shfaqet në karakterin e tij Derek Zoolander, pas sa vitesh dhe për të ende vlen vetëm pamja e jashtme.

ShowBiz

02/08/2015 21:43

Traileri më i ri për pjesën e dytë të ‘Zoolander’ fillon me gjëra të thella dhe inteligjente si ‘Si është krijuar njerëzimi’ dhe ‘si funksionin universi që është truri ynë’.

Por, asnjë nga këto gjëra nuk kanë rëndësi për karakterin e Ben Stiller, Zoolander, modeli për të cilin ka rëndësi vetëm bukuria dhe pamja e jashtme.

Filmi ‘Zoolander 2’ do fillojë të shfaqet vitin e ardhshëm, pikërisht në vikendin e Shën Valentinit./Lajmi.net