‘ZOO Magazine’ shpall Ritën femra më seksi në botë (Foto)

Rita Ora ka arritur të mposhtë bukuroshet si Michelle Keegan e Kate Upton për epitetin si femra më seksi në botë.

ShowBiz

07/07/2015 15:48

Bukuroshja shqiptare është votuar më shumë herë në anketën e përvitshme të ‘ZOO Magazine’ duke marrë kështu vendin e parë si femra më seksi, transmeton Lajmi.net.

Rita ka mposhtur kampionen e vitit të kaluar, modelen Kate Upton dhe kryeson në listën e këtij viti të ‘ZOO Magazine Hot 101’, listë kjo për votimin e së cilën marrin pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

‘Rita ka qenë gjithmonë e famshme për lexuesit e revistës sonë, por kërcimi i saj nga numri 21 vitin e kaluar është i pabesueshëm’, ka thënë editori i ZOO.(Lajmi.net)

Rita-Ora-313442 Rita-Ora-313443 Michelle-Keegan-313445 Kate-Upton-313444