Zonja Meri parashikoi probleme për zgjedhjet e qershorit

‘Pozicioni i kundërt i yjeve gjithmonë sjell probleme dhe këto zgjedhje ose do të shtyhen ose do të kenë patjetër probleme’, ka treguar zonja Meri, parashikuesja.

Fun

12/06/2014 02:00

Astrologja Zonja Meri ka qenë e ftuar në një emision televiziv para zgjedhjeve të qershorit në Kosovë, dhe me thjeshtësinë më të madhe ajo ka treguar se zgjedhjet do të sjellin probleme.

‘Pozicionet e planeteve  do të jenë në anën e kundërt në ditën e zgjedhjeve dhe kjo do të thotë se do të ketë pak probleme, zgjedhjet mund të kenë shtyerje, situata të paqarta dhe ndoshta do të ketë shtyerje në dhënie të rezultatit’, ishte saktësisht parashikimi i Zonjës Meri sipas pozicionit të planetëve.

Duket se planetët kanë bërë punën e tyre pasi këto zgjedhje kanë sjellur jo pak, por mjaft shumë probleme dhe këto probleme po vazhdojnë.