“Zonja e parë e SHBA-së po numëron ditët nga divorci me Trump”

Ish-ndihmësja e presidentit, Donald Trump, Omarosa Manigault Newman thotë se Zonja e Parë po pret të kurorëzohet me të.

ShowBiz

14/08/2018 11:38

Sipas ish-ndihmëses së presidentit, Melania po përdor zgjedhjet përmes modës për ta ‘ndëshkuar’ atë, shkruan Mirror, transmeton lajmi.net.

Omarosa pretendon se Zonja e Parë është duke pritur që Donald Trump të përfundojë mandatin dhe t’i japë fund martesës së tyre.

Madje, ajo në librin “Unhinged” thotë se Melania përçon mesazhe të forta përmes veshjeve që përdor.

“Kur shihni rrobat të cilat vesh Melania Trump, shihet një rebelim në stilin që ka një qëllim. Besoj se Melania shfrytëzon këtë stil për të ndëshkuar burrin e saj”, shkruan ajo.

“Sipas mendimit tim, Melania po numëron çdo minut derisa Trump të përfundojë detyrën dhe ajo të mund ta divorcojë atë”, shton Omarosa. /Lajmi.net/