Zonja e Parë e Kosovës nesër merr pjesë në pritjen e Zonjës Melania Trump

Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi, pritet që nesër të marr pjesë në pritjen e përvitshme të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA-ve, Melania Trump.

Lajme

25/09/2018 23:08

Këtë e kanë konfirmuar zyra e Presidencës, ku bëhet e ditur se në këtë organizim të zonjës së parë amerikane janë të pranishëm edhe gra të liderëve të shumtë botërorë, njofton Klan Kosova.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi si dhe Zonja e Parë Lumnije Thaçi ditë më parë kanë udhëtuar për në SHBA në kuadër të aktiviteteve të Samitit të OKB-së.

Ndërsa mbrëmjen e kësaj të marte, Zonja e Parë e Kosovës, Lumnije Thaçi me ftesë të presidentes dhe themelueses së platformës globale “Fashion 4 Development”, Evie Evangelou, sonte qe pjesë e Drekës së Tetë Zyrtare Vjetore të Zonjave të Para, njofton Klan Kosova.