Zone në tjetër nivel: Sjell Nexhmije Pagarushën në skenë!

Mbrëmë është hapur edicioni veror i Zone. Por kësaj radhe hapja është bërë më ndryshe, dhe në mënyrë më madhështore sesa zakonisht.

ShowBiz

29/05/2016 15:18

Kjo pasiqë në skenë është ngjitur ikona e muzikës shqiptare, bilbili i Kosovës, Nexhmije Pagarusha, e cila i ka kënduar disa nga këngët e saj më të njohura për publikun e ri që ishte në klub këtë mbrëmje.

Organizatorët kanë thënë se ka qenë nder dhe privilegj që kanë arritur ta kenë zërin më të mirë të Kosovës në këtë mbrëmje, sepse Nexhmije Pagarusha është inspirimi i shumë të rinjëve përkundër faktit se këngëtarja nuk është gjeneratë e tyre.

“Nder, privilegj, kënaqesi t’a kemi të madhen Nexhmije Pagarusha në mesin tonë!” shkruan në faqen zyrtare të ZoneClub.

 Pas performancës së Nexhmije Pagarushës, natyrisht se skena i është lëshuar DJ-ve dhe muzikës moderne, ndërsa Zone ka përgatitur shumë befasi për pjesëmarrësit, duke filluar nga zërimi, performancat e vallëtarëve seksi në skenë, e deri tek ekranet gjigante me efektet më të mira vizuale, që e kanë bërë ndejën dhe atmosferën e mbrëmshme tejet të jashtëzakonshme.
https://www.instagram.com/p/BF-EYGtP4ww/