Zonat Ekonomike që s’po u shihet hajri – Lajmi.net
Zonat Ekonomike që s’po u shihet hajri
Autori: Lajmi.net EkonomiLajme 12:49, 10 January 2018
Vendimi që morri Qeveria e Kosovës në vitin 2014 që qyteti i Prizrenit Mitrovicës e Gjakovës të shpallen si zona të lira ekonomike që nga atëherë ka mbetur vetëm në letër.

Asnjëra nga këto zona nuk ka arritur të funksionalizohet në praktikë. Por edhe sikur të funksionalizoheshin, njohësit e ekonomisë vlerësojnë se efekti i tyre nuk do të ishte i madh.

Madje ata thonë se nuk ka një politikë të qartë si të vihen në funksion dhe të jenë të vet qëndrueshme.

Aktualisht, janë vetëm tri zona ekonomike që funksionojnë në mënyrë legale, e që janë themeluar në bazë të ligjit.

Parku i biznesit në Drenas, Parku i biznesit në Mitrovicë dhe Parku teknologjik në Skenderaj, janë zonat e vetme ekonomike aktive dhe që veprojnë në mënyrë legale.

Mirëpo, ende pa u funksionalizuar këto zona ekonomike që ishin paraparë qysh në vitin 2014, Qeveria Haradinaj ka bashkë-financuar zona të tjera ekonomike.

Rreth1 milion euro është shuma e parave që ka ndarë Qeveria e Kosovës, në krye me Ramush Haradinajn për zonat ekonomike në qytete, si: Lipjani, Shtimja, Vitia dhe Suhareka.

“Janë bashkë-financuar katër (4) zona ekonomike në vlerë prej një milion (1) euro (Zona ekonomike në Shtime, ka përfituar 60,000 euro, Zona ekonomike në Budrike-Viti, ka përfituar 250,000 euro, Zona ekonomike në Shirokë-Suharekë, ka përfituar 345,000 euro dhe Zona Ekonomike në Qylagë – Lipjan,  ka përfituar 345,000 euro)”, thuhet në raportin 100 ditësh të Qeverisë Haradinaj.

Me këto para vetëm Zona Ekonomike në Shtime ka arritur të bëhet gati për vendosjen e bizneseve. E në MTI-i thonë që nuk do të ketë investime më për këtë zonë.

“Njëherësh nga Komuna e Shtimes janë aprovuar bizneset që janë të vendosura dhe bizneset, që do të vendosen në këtë zonë ekonomike”, thuhet në përgjigjet e MTI-së drejtuar Gazetës Fjala.

E të tri zonat e tjera, sipas këtij institucioni ende ka nevojë për investime edhe në vitet vijuese që të arrijnë të funksionalizohen. Për disa prej këtyre zonave, ky është viti i dytë që po financohen nga MTI-ja.

“Zona Ekonomike në Qylagë të Lipjanit – është vitit i dytë që MTI-ja është duke investuar/financuar për këtë zonë”, thonë nga MTI.

Rukiqi: Efekti i zonave ekonomike është i vogël

Por, ndonëse kërkojnë  shumë para për tu funksionalizuar, këto zona nuk është se kanë shumë ndikim.

Njohës të ekonomisë vlerësojnë se efekti i zonave ekonomike nuk është i madh.

Berat Rukiqi, ka thënë për Gazetën Fjala se efekti ekonomik këtyre zonave është i vogël. Thotë se nuk ka një politikë të qartë si të funksionalizohen dhe të jenë të vet qëndrueshme.

Rukiqi thotë se për këto nuk ka ndonjë fizibilitet të saktë.

“Gjithashtu nuk ka një fizibilitet të saktë për asnjërën apo nuk ka një vlerësim se ku janë të nevojshme e ku nuk janë të nevojshme”, ka thënë Rukiqi për Gazetën Fjala,

Megjithatë, ndryshe mendon Gazmend Qorraj, njohës i ekonomisë. Sipas tij këto zona kanë efekte pozitive në ekonominë vendore dhe se mbështesin sektorin privat, i cili duhet të jetë synim i secilës Qeveri.

Qorraj ka thënë për Gazetën Fjala se në Kosovë këto zona janë kryesisht të nivelit fillestar, që ofrojnë vetëm infrastrukturë fizike për bizneset.

“Në të ardhmen, këto zona ekonomike duhet që përveç infrastrukturës fizike të mbështeten edhe me komponentin e këshillave profesionale, zhvillimit të projekteve të përbashkëta me institutet hulumtuese kërkimoren vendore por edhe te jashtme, mandej me Universitetet publike, private, në mënyrë që të krijojnë produkte dhe shërbime kreative konkurruese”, ka thënë Qorraj.

Ai thotë se përkrahja që tani po ofron Qeveria është e mjaftueshme. Deklaron se në të ardhmen duhet analizuar nevojat dhe kërkesat e bizneseve dhe te shtohet mbështetja e Qeverise konform kërkesave bizneseve por edhe kërkesave dhe nevojave te tregut lokal por edhe atij Evropian.

Edhe Malisheva me zonë ekonomike

Me zona ekonomike gjatë vitit 2018 pritet të bëhet edhe Malisheva, Prizreni dhe Gjilani. Së paku kështu ka deklaruar Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.

Fillimisht, ai ka thënë se duhet të përfundojnë disa punë nga ana e Kuvendeve Komunale. Kishte deklaruar edhe se  20 për qind e zonës mund të rezervohet për investime të huaja.

“Gjatë vitit 2018 do të fillojmë me zonat ekonomike në Malishevë, Prizren dhe Gjilan, por janë disa punë që duhet të bëhen me Kuvendet Komunale. Po ashtu do ta shikojmë mundësinë që 20 për qind e zonës ekomomike të rezervohet për investime të huaja – këto zona duhet të zgjerohen”, kishte thënë ndër të tjera Hasani.

Merret vesh se qeverisja komunale në Malishevë, tanimë ka filluar të identifikoj zonën ku do të vendosej kjo zonë ekonomike, e cila do të ndikonte në masë të madhe në zbutjen e papunësisë për banorët e kësaj komune./Gazeta Fjala

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Supercar Showdown
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Bow Master
  • Play Bow Master Japan