Zona “Schengen” në rrezik pas sulmeve terroriste në Paris

Pas tragjedisë në kryeqytetin e Francës, Paris, ku si pasojë e sulmeve serike terroriste mbetën të vrarë 129 persona, policia franceze e ka pezulluar marrëveshjen “Schengen” për lëvizje të lirë në shtetet anëtare të BE-së, duke e marrë kontrollin e tërësishëm të kufijve me Italinë.

Bota

15/11/2015 17:53

Në anën tjetër Policia e Gjermanisë në distriktin e Saarlandit ka filluar një kontroll më të rreptë nëpër pikat kontrolluese në kufirin me Francën, shkruan “Euronews”.

“Mbrëmë kemi filluar kontrollet e para. Situata po vlerësohet dhe vazhdimisht po veprojmë në bazë të rrethanave”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Federale për rajonin Saarlandit, transmeton KosovaPress.

Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer ka thënë se kontrollet kufitare në këtë kohë janë më të nevojshme se asnjëherë.