Zogiani premton tri çerdhe dhe dy shkolla të reja për Fushë Kosovën

Kandidati i Vetëvendosjes për Kryetar të Fushë Kosovës, Avni Zogiani në “Debat Pernime” në RTV 21, ka thënë se nëse Vetëvendosje do të qeverisë në këtë komunë do ta instalojë një mentalitet të ri politik. Kjo sipas tij nënkupton largimin e korrupsionit, vendosjen e llogaridhënies, rritjen e përgjegjësisë.

Lajme

26/09/2017 20:51

Zogiani ka shtuar se ky subjekt politik problem kryesor e konsiderojnë çështjen e ujit për të cilin thotë se do të ketë zgjidhje.

Zogiani premton se do të ndërtohen tre çerdhe dhe dy shkolla, si dhe ka thënë se do të aktivizohen shkollat që janë mbyllur. Ai poashtu është zotuar edhe për funksionalizimin e një shkolle profesionale.

Ndërkaq Zogiani ka shtuar se nëse do të jetë kryetar ai Fushë Kosovës , qyteti do të bëhet edhe me një park të madh

YouTube player