Zogiani: Frikacakët nuk pranuan të thonë se po dorëhiqen për shkak të Albin Kurtit

Avni Zogiani nga Vetëvendosje ka thënë se kërkesa e të dorëhequrëve nga VV ka qenë që Albin Kurti të mos kandidojë për kryetar të partisë.

Lajme

10/01/2018 22:36

Ai ka kritikuar të dorëhequrit nga partia duke thënë se asnjëherë nuk kanë qenë të diskriminuar.

“Duhet argumentuar kur thuhet se pse nuk duhet të kandidojë. Këta kanë qenë në pozitat më kryesore, ku paska qenë autoriteti i Albinit kur këtu ata gjithmonë kanë apsur përparësi dhe privilegje”, është shprehur Zogiani gjatë emisionit ‘Debat D’.

I pyetur nga analistët nëse është e logjikshme t’i ndalohet dikujt kandidimi për kryetar të partisë, Zogiani e ka mohuar se një gjë e tillë ndodhë në Vetëvendosje.

Në lidhje me kandidimin e Kurtit për të parin e VV-së, Zogiani ka thënë se këtë e ka vendosur Këshilli i partisë e jo Kurti.

Ai ka shtuar se të dorëhequrit nga VV nuk kanë thënë se po japin dorëheqje për shkak ta Albin Kurtit, pasi janë frikacak./Lajmi.net/