Zlatan, mjaft më

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka kritikuar sulmuesin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic pas kritikave të vazhdueshme të suedezit për trajnerin Pep Guardiola. 31-vjeçari punoi me strategun katalan gjatë aventurës së tij njëvjeçare te Barcelona më 2009-10, por dështoi në Nou Camp. Dhe, prej asaj kohe trajneri i ri i Bayernit ka marrëdhënie të…

Sport

30/09/2013 10:52

Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness ka kritikuar sulmuesin e Paris Saint-Germain, Zlatan Ibrahimovic pas kritikave të vazhdueshme të suedezit për trajnerin Pep Guardiola.

31-vjeçari punoi me strategun katalan gjatë aventurës së tij njëvjeçare te Barcelona më 2009-10, por dështoi në Nou Camp. Dhe, prej asaj kohe trajneri i ri i Bayernit ka marrëdhënie të tensionuara me sulmuesin.

“Ne kemi mendim krejt tjetër nga ai i Zlatan Ibrahimovicit. Ne jemi shumë të kënaqur me Pep Guardiolën”, deklaroi Hoeness për Bild.

“Ibrahimovic është një ‘prima donna’ i hidhëruar, nëse më pyetni mua. Ai asnjëherë nuk e ka tejkaluar largimin e tij nga Barcelona. Asnjë ekip kurrë nuk ka qenë i kënaqur me të. Ai gjithmonë sjell probleme me vete”, përfundoi Hoeness. Ibrahimovic u largua nga Barcelona për në Milan më 2010 para se t’i bashkohet PSG-së më 2012.