Zjarri vret nënë e bir në qytetin e Elbasanit

Lumturie Seferi 34 vjeç dhe djali i saj 7 vjeçar Kristian Seferi, kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një banesë në qytetin e Elbasanit ditën e djeshme. Ndërkohë, plagë të rënda ka marrë edhe bashkëshorti i viktimës, Edmond Seferi.

Lajme

21/04/2014 12:06

Dy persona kanë vdekur, si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një banesë në qytetin e Elbasanit mesnatën e së dielës.

Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit të trenit në lagjen “Brigada” në një banesë rome.

Sipas autoriteteve shqiptare, Lumturie Seferi 34 vjeç dhe djali i saj 7 vjeçar Kristian Seferi kanë gjetur vdekjen pa mundur të dërgohen në spital për ndihmë mjekësore, ndërkohë, bashkëshorti i viktimës, Edmond Seferi, ndodhet në spital me plagë të rënda djegie, raporton Top Channel.

Policia dhe zjarrfikësja kanë mundur të vënë nën kontroll flakët pas një pune të gjatë pasi era e fortë favorizonte flakët.

Paraprakisht mendohet se shkak i zjarrit që përfshiu banesën rome ka qenë një shkëndijë elektrike, por ende po punohet për verifikimin e mëtejshëm.