Zjarri në deponinë e mbeturinave në Tetovë i dëmshëm për gjeneratat e ardhshme

Organizata joqeveritare Eco Guerilla, ka reaguar ashpër ndaj zjarrit masiv që sot kaploi deponinë në hyrje të Tetovës.

Lajme

19/08/2017 22:21

“Ky është kulmi i vrasjes së ngadalshme të gjeneratave të ardhshme që zgjat me vite dhe assesi të përfundojë”, thuhet në reagim.

“Kërkojmë urgjentisht nga institucionet kompetente që të nxjerrin para drejtësisë personat përgjegjës të cilët përmes veprimeve të tyre kriminale e rrezikojnë seriozisht shëndetin dhe jetën e qytetarëve”, thuhet tutje.

Në reagim thuhet se pas Jugohromit, kanceri kryesor i ambientit për Tetovën është kjo deponi. Mllefi i qytetarëve ka arritur deri ne neveri për zvarritjen e zgjidhjes së këtij problemi dhe për këtë reagimi do te jetë i ashpër dhe masovik.