Zjarri në banesën në Bregun e Diellit u ndiz qëllimisht nga një grua

Dje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë u raportua se një ndërtesë banesore u përfshi nga zjarri. Për këtë rast policia ka arrestuar një femër pasi dyshohet se ajo e ka ndezur zjarrin. Lëndime kanë pësuar disa persona.

Lajme

22/11/2017 12:02

“Brendësia e banesës është djegur në tërësi dhe një kat më poshtë ka pësuar dëme materiale”, njofton Policia.

Me urdhër të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.