Zjarri i përhapur në Kaliforni merr jetën e 11 personave
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar nga zjarret që kanë përfshirë Kaliforninë veriore të Shteteve të Bashkuara.
Bota
Shefi i departamentit të Policisë në Los Anxhelos, John Benedict ka njoftuar se numri i viktimave ka arritur në 11, transmeton lajmi.net
Autoritetet emergjente kanë bërë të ditur se mbi 6500 shtëpi dhe biznese janë shkatërruar dhe kjo ngjarje cilësohet si ndër më shkatërrueset në historinë e SHBA-ve. /Lajmi.net/